Telenews

Publikohet pasuria e Kurtit, sa ka para në bankë e sa janë të hyrat vjetore të tij

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar apartamentin 400 mijë eurosh të bashkëshortes.
I pari i Qeverisë ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej rreth 400 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 23 mijë euro.
Por, bashkëshortja e tij ka edhe borxhe. Ajo është në kredi në vlerë 290 mijë euro, që e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që ka thënë se e ka marrë për blerjen e apartmentit.
Ndërkohë, Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite.
“Banoj ne shtepi me qira, sipas kontrates te lidhur me qiradhenesin B.Z. ,ne afat prej 3 vitesh me mundesi vazhdimi edhe per nje afat shtese prej 3 vite me kushte te njejta siç jane parashikuar ne kontrate. Qiraja eshte ne shume prej 250e ne muaj”, ka qenë sqarimi i Kurtit për këtë shtëpi.
Kurti ka deklaruar si të hyra vjetore 12 mijë e 903 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 39 mijë e 200 euro./Gazeta Express

Të ngajshme

AKK kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo

Yllka Gashi

Instituti për Aksion Afirmativ me aksion para IQP-së: 20 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit 2026

Yllka Gashi

“Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Yllka Gashi