Telenews

Publikohet përgjimi i dytë i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s

 

 

Është publikuar përgjimi i dytë ku dëgjohet Bedri Shabani, i arrestuari për spiunazh, teksa flet me oficerin e BIA-s, Sërxhan Rosiq, bisedë kjo që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.

Sipas të dhënave, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023, shkruan The Geopost.

Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosiq ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janiçijeviqin, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999.

Gjatë bisedës, merret vesh, se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosiq i përgjigjet me “jo”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 korrik

Erzana Fazliu

Çfarë njoftoi Gjykata: Nga 30 ditë paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut

KushtrimGuraj

“Propagandë e LDK-së, apo e LVV-së”, cila është e vërteta për buxhetin e kryeqytetit?

KushtrimGuraj