Veshët janë ndër organet më të ndjeshme dhe të rëndësishme të trupit, dhe çdo lloj shqetësimi që lidhet me to, mund të shkaktojë dhimbje të padurueshme. Kur njëri prej veshëve ka dhembje, kjo mund të jetë një ndjesi stresuese që ndikon në gjithë organizmin.
Për shumë njerëz, veçanërisht në moshë të vogël, dhimbjet e veshëve janë të shpeshta dhe ndodhin për shkak të disa arsyeve, si infeksionet, sëmundjet specifike, ose thjesht futja e ujit në vesh. Një tjetër problem që mund të shkaktojë shqetësime të vazhdueshme është tringëllimi apo pulsimi i veshëve.
Çfarë është pulsimi i veshëve?
Pulsimi në veshë është një ndjesi e vazhdueshme e zhurmës, e cila mund të shkaktojë shqetësime të padurueshme për ata që e përjetojnë. Kjo mund të jetë një ndjenjë që krijohet kur veshët ndjejnë një lloj “pulsimi” të vogël, që shpesh ndodhin kur shtriheni për të fjetur. Kjo mund të shkaktojë stres dhe ankth dhe të ndikojë negativisht në gjumin dhe qetësinë tuaj.
Shkaqet kryesore të pulsimit të veshëve:
Presioni i lartë i gjakut: Një nga shkaqet më të zakonshme të pulsimit në veshë është presioni i lartë i gjakut. Kur gjaku lëviz me shpejtësi të ndryshme, mund të shkaktojë zhurma në veshë, veçanërisht kur tensioni është i lartë.
Probleme me venat dhe arteriet: Sëmundjet që prekin enët e gjakut mund të shkaktojnë një qarkullim të dobët të gjakut dhe të ndikojnë në zhvillimin e zhurmës në veshë. Arterioskleroza, e cila bllokon arteriet dhe e bën gjakun të lëvizë më ngadalë dhe me forcë, gjithashtu mund të shkaktojë pulsime.
Anemia dhe sëmundjet e tiroides: Anemia dhe gjendjet që shkaktojnë tiroiden hiperaktive mund të bëjnë që gjaku të lëvizë më shpejt, duke ndikuar në krijimin e zhurmës në veshë.
Tumoret në kokë ose qafë: Tumoret që shtrihen në kokë ose qafë mund të shtypin enët e gjakut dhe të shkaktojnë pulsime dhe zhurma në veshë.
Efektet anësore të pulsimit të veshëve
Kur tringëllimi ose pulsimi i veshëve vazhdon për periudha të gjata kohore, mund të shoqërohet me disa efekte anësore, të tilla si dhimbje koke, marramendje, shqetësime me shikimin, humbje të dëgjimit dhe stres të vazhdueshëm.
Si ta pushojë zhurmën e veshëve?
Nëse tringëllimi i veshëve vazhdon për javë të tëra dhe shkakton shqetësime të mëdha, është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist për të gjetur shkakun e këtij problemi. Mjeku mund të analizojë dhe diagnostikojë sëmundjen që mund të shkaktojë pulsimin dhe t’ju sugjerojë trajtimin e duhur.
Nëse nuk mund të merrni menjëherë trajtim, mundohuni të fokusoheni në zhurma të tjera që ndodhin në mjedisin tuaj. Disa makina që krijojnë zhurma të lehta në dhomën tuaj mund të ndihmojnë që të përqendroheni tek ato dhe të harroni pulsimin e veshëve.
Në përfundim, për të zgjidhur problemin e pulsimit dhe tringëllimit të veshëve, është e nevojshme të kuptoni shkakun dhe të merrni masa për t’u trajtuar në mënyrë të duhur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Pulsimi i veshëve – Pse ndodh dhe si ta largoni? appeared first on Sinjali.