Telenews

Punësime të kamufluara në MKRS, 153 zyrtarë të rregullt u futën si “konsulentë”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e drejtuar nga Hajrulla Çeku, është kapur në shkelje të rëndë nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Në raportin e publikuar për pasqyrat financiare të vitit 2024, ZKA ka evidentuar një praktikë të kundërligjshme që është bërë normë brenda kësaj ministrie, angazhimi i qindra punonjësve në pozita të rregullta përmes kontratave të prokurimit, e jo përmes konkursit publik, shkruan Demokracia.com.

Sipas gjetjes së ZKA-së, gjatë vitit 2024, 153 konsulentë janë punësuar në ministri dhe institucionet vartëse të saj me kontrata për “shërbime të veçanta”. Kjo, ndonëse këto kontrata janë të parapara vetëm për angazhime të përkohshme e profesionale, në raste kur mungojnë ekspertë të brendshëm.

Në realitet, këta persona nuk ishin as konsulentë e as ekspertë të jashtëzakonshëm, por zyrtarë të administratës, ligjorë, të financave, arkivistë, IT, vozitës, historianë, etnologë, e të tjerë, që në çdo institucion tjetër do të rekrutoheshin përmes një procesi të rregullt ligjor.

Sipas auditorëve, kjo praktikë është bërë për shkak të “kontrolleve jo të duhura dhe mosaplikimit të drejtë të kërkesave ligjore”. Por në fakt, ky veprim e shkel drejtpërdrejt Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke hapur rrugë për punësime selektive, jo transparente dhe potencialisht klienteliste.

Ministri Çeku, përkundër faktit që kjo skemë përbën shkelje të ligjit, është pajtuar me gjetjet e auditorëve, por mbetet të shihet nëse do të përballet me ndonjë përgjegjësi institucionale apo politike.

ZKA rekomandon që MKRS t’i fusë këto pozita në planin vjetor të rekrutimeve dhe të ndalojë menjëherë përdorimin e procedurave të prokurimit për mbulimin e vendeve të rregullta të punës.

Kjo gjetje është vetëm njëra nga shumë që ngrejnë dyshime të mëdha për mënyrën se si MKRS po e menaxhon personelin dhe fondet publike dhe, më gjerë, për mënyrën se si përmes “konsulentëve” po shtohen radhët e punësimeve të kamufluara në sektorin publik.

Punësime pa konkurse e me kandidatë të papërgatitur: MKRS kapet me një tjtër shkelje ligjore

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar një tjetër praktikë të paligjshme brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të drejtuar nga ministri Hajrulla Çeku. Në raportin e publikuar për vitin 2024, del në pah se MKRS dhe institucionet vartëse të saj kanë anashkaluar procedurat ligjore të rekrutimit, duke emëruar persona në pozita publike pa konkurs dhe duke shpallur konkurse në kundërshtim me rregullat.

Një rast konkret është në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK), ku një zyrtar që kishte ushtruar detyrën si udhëheqës sektori që nga viti 2012, më 20 dhjetor 2024 është emëruar drejtpërdrejt në pozitën e udhëheqësit të Divizionit të TI-së, pa asnjë konkurs publik. Një emërim i tillë shkel qartazi nenin 44 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili kërkon që për çdo pozitë drejtuese të hapet konkurs i hapur dhe publik.

Një tjetër shkelje është konstatuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), e cila më 6 dhjetor 2023 kishte shpallur konkurs për pozitën e recepsionistit me afat aplikimi deri më 9 janar 2024 – duke tejkaluar kështu afatin maksimal ligjor prej 15 ditësh. Për më tepër, kandidati i përzgjedhur nuk i plotësonte kriteret e konkursit, pasi kishte vetëm 16 muaj përvojë pune, ndërsa kërkoheshin së paku 3 vite. Edhe kontrata e lidhur nuk ishte në përputhje me legjislacionin përkatës, ishte një akt emërimi në vend të kontratës së rregullt të punës.

ZKA ka konstatuar se këto parregullsi vijnë si rezultat i mungesës së kontrolleve të brendshme dhe mosrespektimit të ligjit, duke theksuar se kjo praktikë rrezikon transparencën dhe besueshmërinë e rekrutimeve publike. Në vend që vendet e punës të jenë të hapura për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, ato mbushen përmes vendimeve të mbyllura dhe jashtë ligjit.

Në mënyrë befasuese, menaxhmenti i MKRS-së ka refuzuar të pajtohet me këtë gjetje të auditorit, duke mos pranuar përgjegjësi për shkeljet evidente të ligjeve që vetë i janë nënshtruar. /Demokracia.com/

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Prizren – përplasen dy biçikleta, një 24-vjeçar dërgohet në QKUK me lëndime në kokë

KushtrimGuraj

Publikohet sondazhi i fundit, LVV-ja pëson rënie drastike, AAK nuk e kalon pragun

KushtrimGuraj

Osmani për Owada: Si kryetar i GJND-së ka drejtuar këtë institucion në një prej momenteve më të rëndësishme për Kosovën

KushtrimGuraj