Telenews

Punëtorët e KEDS-it kërkojnë rritje të pagave, në ditën e dytë të grevës

Me brohoritje “Duam rroga”, punëtorët e KEDS-it edhe sot kanë vazhduar grevën ku po kërkojnë që  kompania t’ua rrisë pagat për 100 euro.
Ndryshe nga dje, sot greva do të zgjasë dy orë.
Zëdhënësi i Sindikatës së Punëtorëve, Ahmet Mujeci, tha se ata po kërkojnë që menaxhmenti i kësaj kompanie t’ua rrisë pagat në vlerë prej 100 eurosh, meqë sipas tij çmimet e energjisë elektrike janë rritur dhe gjendja energjetike në vend është përmirësuar.
Mujeci për KosovaPress tha se të gjithë punëtorët janë teknikë të profilizuar dhe certifikuar profesionalisht dhe se nuk u takon që të kenë pagën 490 euro.
Greva, sipas tij, do të vazhdojë edhe nesër.
Ai shtoi se po presin që menaxhmenti t’i thërrasë për biseda, dhe se nëse nuk ndodhë kjo, atëherë të premten këshilli grevist do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejmë, ku do të ftojnë të gjithë kosovarët për të protestuar para kompanisë KEDS.
Pjesë e kësaj greve janë katër nëndistrikte: Obiliqi, Drenasi, Fushë Kosova dhe Podujeva.

Të ngajshme

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj