Telenews

Punëtorët shëndetësorë: Vlera e koeficientit nën 120 euro do të sjell greva dhe protesta

Përmes një komunikate për media kjo sindikatë ka thënë se në rast se merret një vendim i tillë do të ketë greva dhe protesta.

“Edhe ne jemi gati për një REAGIM TË FUQISHËM SINDIKAL nëse vlera e koeficientit është nën 120 euro. Ne jemi në pritje të sinjalit nga Federata për protesta dhe greva”.

Të njëjtit, kanë deklaruar se kanë zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia por nga i cili nuk janë informuar lidhur me vlerën e koeficientit.

“Do të ketë reagim të fuqishëm nëse është nën 120 euro vlera e koeficientit. E kemi pasur një takim me Arben Vitinë, por ai ka thënë se nuk e dinë akoma as ai koeficientin. Jemi në mjegull. Nuk e dimë çka do të ndodh”, është thënë nga Sindikata.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve sillet nga 2 deri në 18 më i larti i takon vetëm presidentes së shtetit.

Më i ulëti, u takon pozitave si: rekrut/kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.

Paga e një punëtori do të llogaritet duke e shumëzuar nivelin e koeficientit të pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Të ngajshme

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj