Telenews

Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 10:00.

Viktima mashkull, 49 vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes  ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Të ngajshme

Kurti: E kemi ngritur të ndërkombëtarët çështjen e dosjeve të klasifikuara në Serbi

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi