Telenews

Punime në ujësjellës, këto zona janë pa ujë nesër në Prishtinë

Punimet për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit, që do të mbahen nesër, do të ndalojnë furnizimin me ujë përkohësisht në disa zona të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Sipas Mjekut, punimet do të realizohen në lagjën 038.

“Do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te Hotel Emerald” njoftoi Mjeku.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj