Telenews

Pushimet e verës pa Fafa-n?! A është seriozisht ky plani yt?

Jemi në mes të verës dhe planet për pushime janë tema më e diskutuar në çdo bisedë mes miqsh e familjarësh. Plazhi, dielli dhe relaksi janë gjithçka që të duhet për të rifituar energjitë. Por le ta themi troç: Pushimet e verës pa Fafa-n janë thjesht të paplota!

Në një kohë kur të gjithë kërkojnë përvoja unike, komoditet dhe kujdes të personalizuar, Fafa Resort ofron një standard që nuk e gjen lehtësisht në bregdetin shqiptar. Dhe ti do të mendosh seriozisht ta lësh jashtë planit këtë përvojë?

Pse Fafa? Sepse është më shumë se një resort

Në zemër të bregdetit të Golemit, Fafa është kthyer prej vitesh në sinonim të luksit të përballueshëm, mikpritjes së ngrohtë dhe pushimeve pa stres. Me disa komplekse të ndryshme, secili i përshtatur për kategori të ndryshme pushuesish  nga çiftet në arratisje romantike te familjet me fëmijë  Fafa ka një vend për këdo.

Plazhi privat me rërë të artë, shërbimi në shezlong, ambientet e pastra dhe të mirëorganizuara, të bëjnë të ndihesh si në një oaz personal larg zhurmës së qytetit.

Relaks i vërtetë në Spa

E gjithë kjo nuk do të kishte kuptim pa një qendër moderne Spa, ku çdo trajtim është menduar për të sjellë qetësi dhe rigjenerim. Masazhet profesionale, sauna, hammam dhe ambientet wellness janë pika kulmore për ata që nuk duan thjesht pushim, por mirëqenie të plotë.

Në fund të ditës… çfarë po pret?

Nëse po mendon të planifikosh pushime verore pa përfshirë Fafa-n, ndoshta është momenti të rikonsiderosh. Sepse vera është e shenjtë, dhe ti e meriton më të mirën!

Pushimet pa Fafa-n? Jo këtë vit. Jo kur mund të kesh gjithçka në një vend.

Të ngajshme

Pasagjerët “në alarm”, pas shembjes së një pjese të çatisë në Aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë

Valjeta Turkaj

Tiranë, në pikë të ditës futet me forcë një person në makinë, arrestohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

Irani thotë se qendrat e tij bërthamore “u dëmtuan keqas” nga sulmet izraelite dhe amerikane

Valjeta Turkaj