Telenews

Pushuesja gjendet pa shenja jete në “Onix Spa” në Banjë të Istogut, trupi dërgohet për obduksion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendrën rehabilituese “Onix Spa” në Banjë të Istogut, ku një pushuese është gjetur pa shenja jete në dhomën e saj, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve, rreth orës 17:05, infermieri i qendrës rehabilituese, gjatë kontrollit në objekt, e ka gjetur gruan pa shenja jete në dhomën ku ishte e akomoduar.

Menjëherë janë ndërmarrë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e parë, fillimisht nga infermieri e më pas edhe nga mjeku kujdestar i qendrës, por pa sukses. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Rrethanat e vdekjes mbeten objekt i hetimeve të organeve kompetente.

Të ngajshme

Dyshohet se kërcënoi nënën me thikë derisa flinte, 43-vjeçari thotë se kërkoi kallashnikov për ta vrarë familjen

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë zjarri në Raçë të Gjakovës, arrestohet i dyshuari

Rrezarta Ramaj

Aksidenti i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, dy të lënduar

KushtrimGuraj