Telenews

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

 

 

Prokuroria e Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales, për puthjen dhe frikësimin e mëpasshëm të futbollistes së kombëtares spanjolle Jennifer Hermoso.

Sipas prokurores Marta Durantez, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj Hermosos gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës të Futbollit për Femra më 23 gusht dhe presioni pasues ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte e lejuar, përbën një krim sulmi seksual dhe detyrim.

Këtë e raporton prokuroria në dispozitën e cituar nga mediat iberike, përfshirë RTVE. Prokurorja kërkon gjithashtu dënimin me një vit e gjysmë burg për drejtorin sportiv të kombëtares së meshkujve, Albert Luque, si dhe për ish-trajnerin e përzgjedhjes së femrave, Jorge Vilda dhe për ish-menaxherin e marketingut të Federatës së Futbollit, Ruben Rivera.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj