Telenews

PUTIN ANULON SULMIN NDAJ FABRIKËS SË ÇELIKUT NË MARIUPOL, URDHËRON BLLOKADË

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse që të anulojë planet për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, ku kanë mbetur trupat e fundit ukrainase.
Por, ai dëshiron që ajo të bllokohet dhe sigurohet në atë mënyrë që asnjë ‘mizë’ të mos kalojë pa u vënë re.
Putin ka thënë se Rusia garanton jetën e atyre që largohen nga ky objekt dhe se ata do të trajtohen me respekt.
Ai i dha këto urdhra Sergei Shoigut, ministrit të tij të Mbrojtjes, i cili i kishte treguar më parë Putinit se më shumë se 2000 luftëtarë ukrainas ishin ende të strehuar në fabrikën e madhe.
Mendohet se shumë civilë – ndoshta më shumë se 1,000 – janë gjithashtu të bllokuar atje.

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Sllovenia legalizon vdekjen e asistuar

Erzana Fazliu