Telenews

Putin refuzon takimin trepalësh, Trumpi e Zelensky ishin të gatshëm

Rusia ka refuzuar sërish një takim mes Vladimir Putinit, Donald Trumpit dhe Volodymyr Zelenskyt.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin ka deklaruar se është i hapur për takime të nivelit të lartë, por fillimisht duhen plotësuar disa kushte.

Sipas Kremlinit kjo mund të ndodhë si rezultat i marrëveshjeve që janë përpunuar në një nivel teknik, në një nivel ekspertësh.

Një takim trepalësh mes Trump, putin dhe Zelensky u propozua në raundin e dytë të bisedimeve në Stamboll. Ministri i jashtëm ukrainas Rustem Umerov tha se një takim i tillë mund të ndodhë në fund të muajit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitte tha se Trump është i hapur për një takim të tillë dhe dëshiron që liderët të ulen në tryezë.

Zelensky po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u takuar, por palët janë ndeshur vazhdimisht  në refuzimin e Putin.

Në bisedimet në Stamboll të hënën, delegacionet ranë dakord të shkëmbejnë rreth një mijë të burgosur lufte dhe trupat e ushtarëve të rënë.

Por kushtet e tyre për t’i dhënë fund konfliktit mbetën shumë larg njëra-tjetrës.

Peskov, tha se bisedimet e së hënës midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll nuk pritej të sillnin ndonjë përparim, por vuri në dukje arritjen e disa marrëveshjeve dhe tha se puna do të vazhdojë.

Të ngajshme

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Valjeta Turkaj

Rohde në Deçan, falënderon ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Valjeta Turkaj