Telenews

Putini e quan Trumpin ‘njeri të zgjuar dhe pragmatik’

“Më mirë të takohemi dhe të kemi një bisedë të qetë për të gjitha çështjet me interes si për SHBA-në ashtu edhe për Rusinë, bazuar në realitetet e sotme”,  kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë televizive.

Putin të premten i bëri jehonë gjithashtu pretendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump se konflikti në Ukrainë mund të ishte parandaluar nëse ai do të ishte në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022.

Dhe ai tha gjithashtu se Moska është e gatshme për bisedime me SHBA-në për një gamë të gjerë çështjesh.

Putin e vlerësoi Trumpin si një “njeri të zgjuar dhe pragmatik” i cili është i fokusuar në interesat e SHBA-së, raporton Politico.

Të premten Putin kishte thënë në mënyrë eksplicite Rusia ishte gati për bisedime mbi Ukrainën, sipas raporteve të mediave ruse.

“Ne kemi thënë gjithmonë dhe dua ta theksoj përsëri këtë, ne jemi gati për këto bisedime për çështjen ukrainase. Por ka edhe çështje këtu që kërkojnë vëmendje të veçantë”, kishte thënë Putin.

Putin gjithashtu mbështeti pretendimin e Trump se presidenca amerikane ishte “vjedhur” nga ai.

“Nuk mund të mos pajtohesha me të se nëse do të kishte qenë president, nëse nuk do t’i kishin vjedhur fitoren në 2020, kriza që u shfaq në Ukrainë në 2022 mund të ishte shmangur”.

Deklarata e Putinit ishte miratimi i tij më i hapur deri më tani i refuzimit të Trump për të pranuar humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump ka thënë vazhdimisht se nuk do të kishte lejuar që konflikti të fillonte nëse do të kishte qenë në detyrë, edhe pse ai ishte president ndërsa luftimet u rritën në lindje të vendit midis forcave të Kievit dhe separatistëve të rreshtuar me Moskën, përpara se Putini të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në 2022.

Të enjten, Trump i tha Fox News se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të kishte bërë një marrëveshje me Putinin për të shmangur konfliktin.

Të ngajshme

Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist Aushvic

KushtrimGuraj

Bedri Hamza pas takimit me veteranët: UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty

KushtrimGuraj

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që plaçkiti argjendarinë ‘Gold 2000’ në Prizren

KushtrimGuraj