Telenews

Putini merr masa ndaj 8 gjeneralëve, s’është i kënaqur me rezultatet e luftës

Si të mos mjaftonin sanksionet e shtuara dita ditës, ekonomia në rënie, valuta e zhvlerësuar tërësisht, çështjet ushtarake janë një barrë tjetër e shtuar dhe një dhimbje koke, pasi plani për të mësyrë në Ukrainë, nuk duket se po shkon siç e mendonte numri një i Kremlinit.
Sipas disa raportimeve, Vladimir Putin ka shkarkuar tetë gjeneralë të lartë rusë, pasi nuk është aspak i kënaqur me si po shkon agresioni ndaj Ukrainës.
Këtë të paktën pretendon Olekiy Danivol, kreu i Këshillit të Sigurimit në Ukrainë, i cili për disa media në Evropën Lindore, ka folur për këtë shkarkim.
“Ai ka shkarkuar tetë gjeneralë nga posti i tyre, sepse nuk ia dolën në sipërmarrjen në Ukrainë. Disa të rinj janë vendosur. Mund të them se ky është dëshpërim”, deklaroi Danilov.
Sipas Kievit zyrtar, rreth 12 mijë trupa ruse kanë humbur jetën gjatë luftimeve. Por, kjo shifër nuk është vërtetuar nga faktorë ndërkombëtarë të pavarur. Sipas shërbimeve inteligjente evropiane dhe amerikane, numri i saktë është midis 3 mijë dhe 6 mijë syresh.
Sipas disa burimeve të tjera ukrainase, gjeneralët e kanë dënuar mësymjen në Rusi nën zë dhe ky ka qenë shkaku i shkarkimit të tyre.
Ndërsa, sipas disa gazetarëve moskovitë, gjeneralët nuk e patën besuar kurrë se Putini do të shkonte realisht në luftë. Mirëpo, habia ka qenë e madhe kur ai e ka bërë dhe kapacitetet ruse, nuk kanë qenë tërësisht të përgatitura.
 

Të ngajshme

BE-ja shpreh keqardhje të thellë për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat e çelikut

Valjeta Turkaj

Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës

Valjeta Turkaj

Berisha godet të vetët: Kërkuan rinumërim të votave, zgjodhën rrugën e gabuar

Donat Hashani