Telenews

Pyetet për gjyshen, Sasa: Ishte nga Shkodra me prejardhje malazeze, familja ishte e prekur pas ‘sulmit’ të Labit

pyetet-per-gjyshen,-sasa:-ishte-nga-shkodra-me-prejardhje-malazeze,-familja-ishte-e-prekur-pas-‘sulmit’-te-labit

Pas largimit të saj vullnetar nga Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda ishte e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku u pyet edhe për gjyshen e saj serbe, për të cilë Labinot Rexha e kishte ‘sulmuar’ benda shtëpisë.

Ajo tregoi se familjarët e saj e kanë përjetuar keq debatin me Labin, kur ky i fundit e sulmonte për prejardhjen e gjyshes së saj.

Sasa tha: “Unë e shpjegova që ajo ka qenë prej Shkodre me prejardhje malazeze. Nëse atij i është martuar motra me zezak, çfarë t’i them atij, që është afrikan?”

Debat i ashpër mes Sasës dhe Labinotit para gjumit: Pyetja “A e ndien veten shqiptare?”, ndez tensionet në shtëpi

Ajo më tutje tregoi se ishte gjenerata kur atëherë edhe ishin martuar palët, sepse nuk ka qenë koha e luftës, as nuk ka vrarë askënd, ajo vetëm çka i ka bërë njerëzve mirë dhe ka folur shqipen më mirë se unë. Unë atë kurrë s’e kam dëgjuar duke folur serbisht, betohem në Zot”.

Sasa shtoi gjithashtu: “Unë kurrë nuk e kam fshehur prejardhjen e gjyshes dhe e di saktë se ku Labi e ka marrë këtë informacion. Unë nuk kam reaguar sepse e kam gjyshe serbe, kam reaguar sepse më preku në gjyshe”.

Të ngajshme

Si martesa iu kthye në ferr – rrëfimi prekës i Hygerta Sakos

KushtrimGuraj

A po shkon Eurovisioni në favor të Izrelit? Bastet po e nxjerrin fitues festivalin evropian edhe pse jemi muaj larg organizimit

KushtrimGuraj

Elijona mes lotësh: Historia më ka bërë kjo që jam, nuk dua t’i dhimbsem askujt

KushtrimGuraj