Telenews

Qendra “Gjenocidi në Kosovë’ kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas verdiktit të Hagës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, ku pritet të prezantojë qëndrimet dhe kërkesat e saj lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të kësaj qendre, vendimi i Dhomave të Specializuara i datës 16 shtator ka krijuar, siç thuhet, “një gjendje të jashtëzakonshme”, për të cilën organizata shpreh shqetësim lidhur me të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se konferenca do të mbahet me qëllim të prezantimit të kërkesave drejtuar Presidentes së Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Një nga kërkesat e paralajmëruara është që institucionet të shqyrtojnë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, me arsyetimin e, siç deklarohet në njoftim, “shpërbërjes së Dhomave të Specializuara”, si dhe për të shmangur rrezikun e përmbysjes së rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Kosovë.

Konferenca për media do të mbahet sot, më 22 shtator, nga ora 15:00.Mund të jetë një imazh i teksti

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj