Telenews

Qendra në Pejë e LVV-së për vdekjen e Ali Lajçit: Kontributi i tij si kryetar dhe deputet do të kujtohet gjithmonë

Ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, ka ndërruar jetë sot.

Qendra në Pejë e Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe e ka bërë të ditur lajmin.

“Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm”.

“Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë. Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë. Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi!”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Prishtina Parking del me njoftim shumë të rëndësishëm për ata që s’janë banorë rezidentë në kryeqytet

Donat Hashani

Sot lansohet një platformë e rëndësishme nga Qeveria e Kosovës

Donat Hashani

Kurti sot bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

Donat Hashani