Telenews

Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të zgjatur

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot e deri më 15 janar 2026, të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente do të ofrojnë shërbime për qytetarët me orar të zgjatur, deri në orën 18:00.

Sipas ministrisë, edhe dita e shtunë, do të jetë ditë pune, dhe shërbimet do të funksionojnë po sipas të njëjtit orar të zgjatur, për të lehtësuar qasjen e qytetarëve në dokumentet personale.

Nga sot, e deri më 15 janar 2026, shërbimet për qytetarë në vend, do të punojnë me orar të zgjatur deri në orën 18:00 në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur. Vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për zgjatjen e orarit në Agjencinë e Regjistrimit Civil e kanë mirëpritur bashkatdhetarët. Disa nga ta i thanë Radio Kosovës së kjo praktikë është shumë e qëlluar.

“Po, ky është shumë vendim i mirë. Unë kam ardhur për pushime edhe po e shfrytëzoj për të aplikuar për pasaportë. Po na lehtëson shumë se nuk po e kemi stresin e kohës. Ne kemi ardhur prej Gjermanisë që dy ditë dhe kemi aplikuar për letërnjoftim. Nuk e kemi ditë që është zgjatur orari por bash mirë ia paskan bërë”, thekson një qytetar.

Për zgjatjen e orarit dhe detaje të tjera, për Radio Kosovën ka folur edhe zyrtarja për media në Ministrinë së Punëve të Brendshme, Rroksana Qarri.

“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve deri në ora 18:00, për periudhën 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026, në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur. Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre”, thekson Qarri.

Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre.

Agjencia për Regjistrim Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj.

Të ngajshme

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person i lënduar

Valjeta Turkaj

Numri 38 në listën e LDK-së: Besnik Osmani fton qytetarët të votojnë për të ardhmen

Valjeta Turkaj

Serwer nuk e sheh të mundshme, tash për tash, njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Valjeta Turkaj