Të hënën, hetuesit policorë i ranë zilës së një apartmenti në Winterthur.
Sipas një komunikatë për media, thuhet të pranishmit e kishin hapur derën me vonë, çka i shtyri policët të dyshonin se brenda mund të ishin edhe persona të tjerë.
Kështu, në konsultim me Prokurorinë Publike, policia kreu bastisje në këtë banesë, ku dy u gjetën dy kosovarët, të cilët ishin fshehur brenda dollapit.
Brenda këtij apartmenti, autoritetet zvicerane gjetën edhe mjete të cilët dyshohet që janë përdorur në vjedhje.
Të dy kosovarët, u arrestuan.
Në pranga përfunduan edhe një grua e moshës 25 vjeçare, e cila është pronarja e banesës si dhe një grua tjetër, 43-vjeçare.
Sipas policisë, dy burrat nga Kosova të moshës 30 dhe 40 vjeçare, dyshohet se kanë kryer disa vjedhje.
Thuhet se ata po qëndronin ilegalisht në Zvicër. /Telenews.al/