Telenews

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka habitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një postim jo të zakonshëm për stilin e saj të komunikimit.

E njohur për qetësinë dhe përmbajtjet muzikore që ndan zakonisht me publikun, këtë herë ajo ka zgjedhur të shprehë një mendim më ndryshe – dhe me tone të ashpra.

Përmes një postimi në InstaStory, Teuta ka ndarë një shprehje popullore që ka ngjallur menjëherë reagime: “Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”.

Foto: Teuta Selimi/InstaStory

Kjo shprehje, e njohur për mesazhin e saj të thellë rreth mosbesimit dhe pasojave që sjell dikush nga brenda rrethit, ka lënë ndjekësit të befasuar dhe kuriozë për arsyen e këtij postimi.

Prej vitesh, Teuta është dalluar për prezencën e saj elegante dhe të matur në rrjete sociale, ku kryesisht ndan momente nga koncertet, performancat apo aktivitetet e saj muzikore.

Prandaj, ky reagim i drejtpërdrejtë dhe emocional është përjetuar si i pazakontë nga shumë prej ndjekësve të saj.

Ndërkohë, ndjekësit kanë filluar të spekulojnë për kuptimin dhe adresën e këtij postimi, duke e kthyer statusin e saj në temë diskutimi në rrjet.

Të ngajshme

Ish banori i BBVA, Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

Valjeta Turkaj

Ekskluzive: Në rastin e vdekjes së dizenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

Valjeta Turkaj

Megan Fox zbulon se shtatzënia e saj ishte ‘e paplanifikuar, por surprizë e lumtur’

Valjeta Turkaj