Telenews

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime

qeveria-e-kosoves-mban-mbledhje-elektronike,-miraton-disa-vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, duke bërë një përmbledhje të realizimit të buxhetit dhe financave shtetërore gjatë vitit të kaluar.

Po ashtu, është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2024, i cili vlerëson mënyrën e financimit të komunave dhe përshtatshmërinë e buxheteve të tyre në raport me nevojat e qeverisjes lokale.

Ndër vendimet tjera, Qeveria ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2023 për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, njoftoi ZKM.

Të ngajshme

Kryeqyteti sonte i ndez dritat e fundvitit

Valjeta Turkaj

KQZ njofton: 88% e fletëvotimeve të diasporës janë dorëzuar

Valjeta Turkaj

Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë

Valjeta Turkaj