Telenews

Qeveria e Kosovës vendos për heqjen e vizave ndaj ukrainasve

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.
Propozimin për këtë e ka bërë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me të cilën po përballen qytetarët e Ukrainës, MPJ propozon pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës. Këtë e bazojmë në kërkesat humanitare në mënyrë që të mundësohen lehtësira për ukrainasit që Kosovën e shohin si vend të sigurt”, tha tutje ajo.
Ndryshe Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që të pres 5 mijë refugjatë nga Ukraina të cilët po largohen shkaku i invazionit rus.

Të ngajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Valjeta Turkaj