Telenews

Qeveria e RMV-së shpalli shtatë ditë zie shtetërore për tragjedinë e Koçanit

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë tre vendime në lidhje me tragjedinë në Koçan.

Ndër to, Maqedonia e Veriut do të mbajë shtatë ditë zie.

Njoftimi i plotë:

“Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga tragjedia e Koçanit humbën jetën 59 persona, teksa mbi 150 të tjerë janë të lënduar.

Nga MPB konfirmuan se ka pasur disa arrestime dhe intervistime për zjarrin e shkaktuar në diskotekën Puls në Koçan.

Të ngajshme

“Varfëri intelektuale”, Meliza Haradinaj reagon për rezolutën e propozuar në Kuvend

Yllka Gashi

Çka është biseduar në takimin Kurti-Hamza, kjo është përgjigjja e deputetit të PDK-së

Yllka Gashi

Kurti pranon urime për formimin e Qeverisë nga rajoni dhe Gjermania

Yllka Gashi