Telenews

“Qeveria e VV-së me PDK-në” – Shpend Ahmeti jep tri propozime për të dalë nga ngërçi (VIDEO)

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë tri propozime për të dalë nga ngërçi.

Ai tha se sipas tij janë tri opsione të paeksploruara deri më tash dhe tha që nuk pret të ketë koalicion me Nismën e Fatmir Limajt.

“Janë tri opsione, qeveria gjithëpërfshirëse, qeveria e VV me PDK-në ose zgjedhjet e reja. Ashtu siç e njoh unë Vetëvendosjen nuk bëjnë koalicion me Fatmir Limajn për të formuar qeverinë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se “nuk ka shans që një qeveri ku VV është pjesë e saj mos me qenë Kurti kryeministër”.

Ndërsa, letra e Kurtit dërguar Abdixhikut sipas tij ishte “letër për t’u refuzuar”.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj