Telenews

Qeveria finlandeze po i kërkon parlamentit të miratojë marrëveshjen themeluese të NATO-s

qeveria-finlandeze-po-i-kerkon-parlamentit-te-miratoje-marreveshjen-themeluese-te-nato-s

Qeveria finlandeze njoftoi sot se i ka kërkuar parlamentit që të miratojë zyrtarisht marrëveshjen themeluese të NATO-s, duke përgatitur kështu vendin për anëtarësim në aleancën ushtarake kur Hungaria dhe Turqia të miratojnë pranimin.

“Anëtarësimi ynë në NATO është i rëndësishëm për ne finlandezët, por edhe për anëtarët e NATO-s,” tha Ministri i Jashtëm Pekka Havisto në një konferencë për shtyp.

Në maj, 188 nga 200 deputetë e mbështetën pranimin, me vetëm tetë vota kundër.

Një shumicë e thjeshtë në parlament do të jetë e mjaftueshme për të miratuar marrëveshjen themeluese të NATO-s, pasi ajo nuk kërkon ndryshime të menjëhershme në legjislacionin ekzistues finlandez ose kompetencat për të përcaktuar politikën e jashtme dhe të sigurisë, sipas ministrisë së jashtme.

Në maj, Finlanda dhe Suedia fqinje aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, por aplikimet e tyre kushtëzohen me miratimin e të 30 anëtarëve, nga të cilët 28 deri më tani kanë dhënë “dritën jeshile”.

Të ngajshme

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj

Daçiq vazhdon fushatën kundër Kosovës, kërkon bllokimin e anëtarësimit në Interpol

Valjeta Turkaj

Trendafilova anulon konferencën në Kosovë, Rohde: Autoritetet të sigurojnë punën e gjykatës pa pengesa

Valjeta Turkaj