Telenews

Qeveria hap thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit dhe familjet në nevojë në Luginë të Preshevës

Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit dhe familjet në nevojë në Luginën e Preshevës.

Kjo thirrje është hapur për t’i ndihmuar fëmijët pa asnjë prind ose ata që kanë vetëm një prind, si dhe për familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor.

Kështu ka bërë të ditur këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Ardita Sinani.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, është në një mision për të ndihmuar nxënësit që përballen me sfida të mëdha financiare. Këtë herë, drejtohemi drejtpërdrejtë te të gjithë nxënësit e *Preshevës, **Bujanocit* dhe *Medvegjës* pa prindër, si dhe te ata që kanë vetëm një prind. Po ashtu, ofrojmë ndihmë financiare të menjëhershme për familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor, për të siguruar që të gjithë kenë mundësi të barabarta”, ka shkruar Sinani.

Ajo ka bërë të ditur se afati i aplikimit është nga data 1 deri më 22 prill 2024, deri në orën 15:00.

source

Të ngajshme

Zinedine Zidane emërohet trajner i ri i Francës, nis një epokë e re për “Les Bleus”

Yllka Gashi

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Yllka Gashi

Evropa nën alarm nga zjarret, mijëra hektarë pyje përfshihen nga flakët

Yllka Gashi