Telenews

Qeveria iu votua, Kurti betohet se do ta kryejë detyrën me nder –

Albin Kurti është betuar për mandatin e ri si kryeministër i Kosovës, pas votimit të Qeverisë së tij në Kuvend.

Pas betimit, Kurti ka falënderuar deputetët që votuan për Qeverinë, duke u zotuar se kabineti i tij do të punojë për të gjithë qytetarët dhe do t’i realizojë zotimet e dhëna.

“Me lejoni të falënderoj të gjithë deputetët që votuan për Qeverinë. Shpreh mirënjohjen, por njëkohësisht edhe zotimin tonë për të mbështetur qytetarët pa dallim dhe gjithashtu për të realizuar me përpikëri të gjitha zotimet tona”, ka deklaruar Kurti.

Më pas, Kurti ka dhënë edhe betimin si kryeministër:

“Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do ta respektoj Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Betohem”.

Qeveria Kurti 4 u votua në Kuvend me 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim.

Të ngajshme

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Yllka Gashi

“Rezymeja e Kurtit”, Zemaj: E njëjta propagandë, por mashtrimi është deshifruar

Yllka Gashi

Kurti premton Gjykatë për Çështje Familjare: Do të trajtojë pronën, dhunën, divorcin dhe detyrimin ushqimor –

KushtrimGuraj