Telenews

Qeveria lehtëson masat kundër COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje në të cilën është miratuar edhe vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se janë në situatën që mund të kërkojnë nga Qeveria, lehtësimin e masave kundër COVID-19.

“Ne jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi parë deri tash për COVID-10. Masat e përcaktuara me këtë propozim, vendim, si dhe afate kohore shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet në kontrolle, dhe përkundër te dhënave optimistike epidiologjike në raport me infeksionin COVID-19, propozimi nga dokumentacioni i cili përmbante të gjitha të dhënat dhe informatat për marrjen e vendimit”, tha Latifi.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë pro vendimit për lehtësimin e masave, ku tha se masat e reja do ta lehtësojnë jetën e qytetareve.

“Konstatojmë që miratohen masat e reja, të cilat me siguri që do ta lehtësojnë jetën shoqërore, kulturore, ekonomike në vend dhe me tej”, tha Kurti.

Të ngajshme

Lëngu natyral i portokallit – Disa arsye të mëdha shëndetësore pse duhet ta konsumojmë

Erzana Fazliu

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Valjeta Turkaj

Nga rrudhat te puçrrat, ja përse nuk duhet të flini kurrë pa hequr grimin

KushtrimGuraj