Telenews

Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për vendimet e marra në këtë mbledhje, në të cilën ka:

–        Rialokuar 320,428.00€ për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme.

–        Miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

–        Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj.

Të ngajshme

Agim Veliu me akuza ndaj udhëheqjes së LDK-së në Podujevë: Nga bastion, e kthyen në strukturë humbëse

Blearta

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U-19 për ndeshjet e marsit

Blearta

Hakimi i ri që po i ndodh iPhone vjedh mesazhe, email-e dhe vendndodhje nga ‘miliona’ telefonash

Blearta