Telenews

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mbledhjen që është duke u mbajtur, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se këtë nismë e ka iniciuar Ministria e Mbrojtjes.

“Me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA angazhohen për avancimin në bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe ngritjes kapaciteteve ushtarake”, deklaroi Kurti.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se kjo nismë po bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në.

“Në koordinim të plotë me SHBA-në, Ministria e Mbrojtjes ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve. Qëllimi i marrëveshjes është që të dyja palët të angazhohen në mbrojtje dhe ngritje të kapaciteteve ushtarake. Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllim të integrimit euroatlantik”, theksoi ai.

Maqedonci deklaroi se në mënyre që kjo marrëveshje të finalizohet, kërkohet miratimi I nismës.

Të ngajshme

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Bëjeni qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

Valjeta Turkaj

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë e më pas hidhet nga ballkoni

Valjeta Turkaj

Kurteshi fyen gazetarët: Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë

Valjeta Turkaj