Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike ka marrë vendim për ndarjen e 10 milionë eurove për skemën “Qeveria për familjet”.
Rreth këtij vendimi, ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pati thënë se masa ka për qëllim t’i ndihmojë familjet të cilat nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar.
Për këtë kategori, shteti pritet të mbulojë deri në 70 për qind të pagës bruto, maksimumi deri 300 euro, për gjashtë muaj rresht. Ndërkaq, për të përfituar nga kjo janë caktuar kritere.
“Të jetë i moshës 18-64 vjeç, të mos ketë të punësuar asnjë anëtar të familjes, të jetë apo të regjistrohet si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit”, pati deklaruar Murati.