Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar ndarjen e 295 mijë eurove për dy komuna të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.
Komuna e Podujevës do të përfitojë 178 mijë euro, ndërsa ajo e Shtimes 117 mijë euro, me qëllim të realizimit të projekteve për menaxhimin e ujërave të zeza.
Vendimi është marrë me rekomandim të Ministrisë së Financave.