Telenews

Qeveria ndan 5 milionë euro shtesë për fëmijët nën moshën 6-vjeçare

Të hënën e 4 korrikut, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës, është votuar projektligji për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi këtë projektligj të rëndësishëm, teksa theksoi se janë ndarë pesë milionë euro për fëmijët e moshës 0-6 vjet.

“Në planin tonë kemi kushtuar rëndësi dhe për fëmijët 0 deri në 6 vjeç. Që t’u ofrojmë shërbime cilësore këtë vit kemi ndarë 5 milionë euro shtesë”, është shprehur Kurti.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Kurti ka thënë se Ligji do të mundësojë transferimin e noterëve në komunat ku nuk ka noterë.

“Qeveria e vlerëson këtë nismë. Amandamentimi i ligjit është i nevojshëm, pasi do të mundësojë transferimin e noterëve në komunat e tjera të pambuluara me noterë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e 86-të të Qeverisë.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shtoi se janë nëntë komuna që nuk kanë fare noter.

“Janë më shumë se nëntë komuna që nuk kanë noter. Në këto rrethana, ligji e parasheh që ministri i Drejtësisë të caktojë një noter në një komunë përkatëse”, tha Haxhiu.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është miratuar udhëzimi administrativ për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që e dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës.

Në këtë mbledhje, zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi, ka prezantuar rezultatet e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) për tremujorin e parë.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog

Ai ka treguar para ministrave të kabinetit qeveritar, se agjenda përmban 15 prioritete dhe 254 reforma zbatuese, ndërsa deri më tani janë zbatuar 1/3 e reformave.

” ERA II përmban 15 prioritete, 254 reforma zbatuese. Janë zbatuar 1/3 e reformave. Në zbatim kanë qenë 113 reforma. Akoma nuk kanë nisur së zbatuari. Deri në fund të marsit janë zbatuar projektligji për gjykatë speciale dhe për inspektime. Ka kaluar një vit që nga miratimi i planit ERA II dhe kemi edhe një vit të zbatimit të saj. Është e domosdoshme që projektligjet t’i dorëzoni sa më parë në qeveri”, tha Bislimi.

Më 11 gusht të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim për miratimin Planit të Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II).

Ky dokument përcakton veprimet e reformave për zbatim të fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në BE.

Këto prioritete shërbejnë në përmbushjen e detyrimeve të parapara edhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Prioritetet e ERA II janë negociuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komisioni Evropian dhe janë lansuar nga Kryeministri dhe Komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerimit. Ato do të zbatohen përmes këtij plani dyvjeçar të veprimit.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu