Telenews

Qeveria ndan mbi 1 milion euro për pagat e mësimdhënësve në Viti dhe Kamenicë

Pas protestave dhe shqetësimeve të shprehura nga mësimdhënësit në Komunën e Vitisë për mosmarrjen e pagave për muajin shtator, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 1,128,073.86 eurove për mbulimin e pagave dhe shtesave për mësimdhënësit në komunat e Vitisë dhe Kamenicës, raporton Demokracia.com.

Në mbledhjen e mbajtur më 31 tetor, Qeveria vendosi që nga kjo shumë, 768,958.53 euro të dedikohen për Komunën e Vitisë dhe 359,115.33 euro për Komunën e Kamenicës, të gjitha për kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa.” Ky vendim synon të mbulojë pagat e muajit tetor për shkak të mungesës së fondeve në buxhetet e këtyre komunave.

Mjetet për këtë ndarje buxhetore do të vijnë nga fondi i “Shpenzimeve të Paparashikuara” në kategorinë “Rezerva,” e cila përdoret për mbulimin e rasteve urgjente dhe shpenzimeve të papritura.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, kishte shprehur më herët shqetësimin për vonesat dhe përmendi se, ndonëse komuna ka miratuar buxhetin dhe ka bërë të gjitha përgatitjet për pagat, zvarritjet burokratike kanë penguar ekzekutimin e tyre. Ai kishte paralajmëruar edhe mundësinë e ngritjes së një padie ndaj Ministrisë së Financave për këtë çështje.

Ky vendim i Qeverisë synon t’i japë fund neglizhensës ss saj dhe pritjes disa javore të mësimdhënësve për zgjidhjen e kësaj situate financiare.

Të ngajshme

Fati i të pagjeturve në duart e Serbisë

KushtrimGuraj

Tkurrja e popullsisë, më 2024 si më 1981

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit për këtë të enjte në Kosovë

KushtrimGuraj