Telenews

Qeveria ndan mbi 21 milionë euro pas humbjes së arbitrazhit me “Contour Globalin”

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë mbi 21 milionë euro për t’ia paguar kompanisë amerikane “Contour Global” pasi humbi arbitrazhin në tetor të vitit 2023.

Gjatë fjalimit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projekt nuk ka qenë i dobishëm për vendin që kur ishte planifikuar. 

“Siç kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as s’ka qenë i ideuar të realizohet, as s’ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin tonë. Fatkeqësisht, ndërprerja e qeverisë tonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar se Kosova të mos kishte pasoja të mëdha. Me gjithë pasojat, është shumë më mire që projekti i tillë nuk është realizuar sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar, por ka përfunduar”, ka thënë ai në mbledhje të Qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se marrëveshja mes Kosovës dhe “Contour Globalit” ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017, pavarësisht paralajmërimeve se një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej.

 

“Marrëveshje e vitit 2017 që ishte nënshkruar pavarësisht se ishte paralajmëruar që një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej. Një nënshkrim i tillë i papërgjegjshëm i kushton tash Republikës së Kosovës mbi 21 milionë euro. Edhe shtatë vite pas po na ndjekin vendimet e tilla”, ka thënë Murati.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e pyeti Muratin nëse ka indikacione që dikush do të mbahet përgjegjës për këtë kontratë. Ministri ka thënë se i takon organeve të ndjekjes ta hetojnë.

Ndërkohë kryeministri Kurti ka pasur fjalë të mira për avokaturën shtetërore, të cilën e ka përshkruar si shumë të suksesshme.

Të ngajshme

Gërvalla tregon se a iu është drejtuar Kosova Serbisë për trupin e pajetë të Faton Hajrizit

Donat Hashani

Eksluzive: Dy të arrestuar për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit

Donat Hashani

Regjistrimi në UP, interesim i lartë për këto dy degë

Donat Hashani