Telenews

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, themelon Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur të martën një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në kuadër të kësaj mbledhjeje, është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 400 mijë eurosh për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Në një vendim tjetër, ekzekutivi ka miratuar ndarjen e 153 mijë eurove për mbështetjen e realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të iniciativës “OctoberTech”, e cila bashkon ngjarjet kryesore të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Të ngajshme

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje

Rrezarta Ramaj

Shtoni lëng limoni në lavatriçe dhe largoni nuancat e verdha nga rrobat

Rrezarta Ramaj

Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Rrezarta Ramaj