Kryeministri i vendit Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë.