Telenews

Qeveria për dorëheqjen e Mehajt: Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka dhënë më shumë detaje rreth arsyes së dorëheqje së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ai për Express ka thënë se gruaja e Mehajt është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë, prandaj i duhet kujdes në Oslo.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu.

Sot, kryeministri Kurti ka njoftuar se në vend të Mehajt, ministër të Mbrojtjes e ka emëruar Ejup Maqedoncin.

Të ngajshme

BE dënon “veprimet e rrezikshme” të rojes bregdetare kineze në Detin e Kinës Jugore

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Mazgit, dyshohet se ka vdekur shoferi i kamionit i cili u rrokullis

Valjeta Turkaj

KQZ: Funksionale kutitë postare në 23 shtete të botës për qytetarët që votojnë jashtë shtetit

Valjeta Turkaj