Telenews

Qeveria për takimin Kurti-Lajçak: U fol për zbatimin e marrëveshjeve, njohjen reciproke e zgjedhjet në veri

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin që kryeministri Albin Kurti pati me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Bëhet e ditur se në takim u fol në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në njoftimin e qeverisë nuk u bë e ditur nëse qëndrojnë deklarimet e ndërmjetësit Lajçak se në takim është folur edhe për vendimin e BQK-së për dinarin serb dhe agresionin e Serbisë në 24 shtatorit në Banjskë.

Përveç me Kurtin, Lajçaku u takua edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj