Telenews

Qeveria po bën “filma” me Veriun e Kosovës, sipas PDK-së

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar sqarim nga Qeveria e Kosovës se pse nuk e ka shtyrë me kohë vendimin për ndalimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje e transaksion financiar në territorin e Kosovës, sipas kërkesës së komunitetit ndërkombëtar.

Sipas tij arsye e vetme e mos-prezantimit të planit nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës për zbatimin e rregullores me para të gatshme qëndron në nevojën e këtij ekzekutivi “për të bërë ‘filma’ me Veriun e Kosovës”.

“Ashtu siç edhe jemi mësuar tashmë, pas tensionit të krijuar lidhur me dinarin, ndodhi zmbrapsja. Plani i BQK-së për zbatimin e rregullores për pagesat me para të gatshme duket mjaftë gjithëpërfshirës, por shtrohet pyetja pse nuk u prezantua ky plan qysh në fillim”.

Arben Mustafa

“Arsyeja e mos-prezantimit të këtij plani me kohë qëndron në nevojën e kësaj qeverie për të bë ‘filma’ me Veriun e Kosovës, sepse i duhet që në vazhdimësi të kenë nga një krizë të ngjashme në mënyrë që mos të ballafaqohen me dështimet e mëdha në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi e diplomaci”.

Këta ‘filma’ të Qeverisë, sipas tij, po dëmtojnë raportet e Kosovës me aleatët dhe, fatkeqësisht, kësaj radhe kanë dëmtuar edhe kredibilitetin e BQK-së si një institucioni i pavarur.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb do të zgjasë tre muaj.

Lajmin e ka kumtuar BQK-ja përmes një komunikate për media, ku thuhet se kanë hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

“Veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare”, është thënë nga BQK-ja.

Nga BQK-ja, kanë paraqitur 10 pika që do të përfshihen në këtë fazë të tranzicionit.

“Funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800-222-55), e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’. Lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, në raste specifike në komunat me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore, me mundësi të kompletimit të dokumenteve (dëshmi të adresës) edhe pas hapjes dhe aktivizimit të llogarisë”.

“Pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore”.

“Zgjerimi i prezencës me degë bankare jobankare për mbulimin me degë shtesë dhe rritje të ofrimit të shërbimeve financiare në komunat në veri të vendit”.

 


Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani