Telenews

Qeveria skeptike për heqjen e masave nga BE-ja, shkak qasja e Borrell-it ndaj Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk ka pritshmëri të mëdha se javën e ardhshme do të largohen masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, për shkak siç thonë qasjes joparimore të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në ekzekutiv deklarojnë se kryediplomati evropian ka pasur qasje të padrejtë ndaj Kosovës, madje e kualifikojnë si të paefektshme edhe mundësinë që në raportin e Borell të përfshihen edhe zhvillimet e fundit në veri sa i përket dinarit dhe shpronësimeve.

Sipas tyre, Kosova s’ka arsye që të shqetësohet edhe nëse nuk hiqen masat, por duhet të pres strukturat e reja në BE për t’i parë cilat do të jenë zhvillimet. Mundësinë e vazhdimit të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës e shohin edhe njohësit e integrimeve evropiane.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë për KosovaPress, se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për deeskalim në veri, andaj para se të zëvendësohen institucionet nga zgjedhjet në BE duhet të hiqen masat ndëshkuese ndaj vendit.

Skeptik për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është edhe njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi.

Sipas tij, BE-ja mund të vazhdojë status-quo e masave për shkak të hapave të fundit të qeverisë në lidhje me ndalimin e dinarit dhe shpronësimet në veri.

KosovaPress ka pyetur edhe në Bashkimin Evropian se a do të hiqen masat ndaj Kosovës, pas dorëzimit të raportit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili u paralajmërua se javën e ardhshme do t’i dorëzohet vendeve anëtarë. Mirëpo, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës kur Kosova dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani