Telenews

Qeveria themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK’së

Qeveria në një mbledhje elektronike dje ka themeluar Këshillin e Përgjithshëm Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK’së.

Kryesues i këtij këshilli do të jetë ministri Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues kryetari i Skenderajt Fadil Nura.

Anëtarë do të jenë ministri Hajrulla Çeku, ministri Elbert Krasniqi, Komandanti i FSK’së Bashkim Jashari, drejtori i Policisë Gazmend Hoxha dhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta.

Po ashtu Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:

1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;

2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;

3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,

Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.

Të ngajshme

Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë

Valjeta Turkaj

Presidenti kinez krah Putinit në paradën e Ditës së Fitores të Rusisë

Valjeta Turkaj

Gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit që ishte në kërkim në Shqipëri

Valjeta Turkaj