Telenews

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë

Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aty pritet të nënshkruhen disa memorandume bashkëpunimi.

Detaje për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive ka dhënë Qeveria e Maqedonisë Veriore.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar.

Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha.

Për këtë qëllim, përfaqësuesit e mediave, të cilët janë të interesuar ta ndjekin ngjarjen, duhet të akreditohen në këtë e-mail adresë: akreditacii@vlada.gov.mk.

Ju lutemi të dërgoni emrin dhe mbiemrin e personave që do të marrin pjesë dhe do të ndjekin ngjarjen, si dhe numrin e kartës së identitetit për identifikim. Gjithashtu, ju informojmë se nuk është parashikuar transport i organizuar. Afati i fundit për aplikim është 15.11 (e premte) deri në orën 12:00.

Të ngajshme

Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

KushtrimGuraj

Po të kishte qenë Sara më pak private”, Ledri Vula flet për ndarjen: Më vjen keq për Poin

Erzana Fazliu

Nxënësit mësojnë në të ftohtë, në mungesë të furnizimit me dru për djegie

Erzana Fazliu