Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides.
Kurti foli për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria.
Kasoulides përgëzoi Kurtin për ndryshimet demokratike dhe stabilitetin e arritur në vend.
“Ministri Kasoulides theksoi se Qipro dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën. Ai konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

