Telenews

QKUK-ja merr vendim të rëndë për ambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe taksitë

QKUK ka njoftuar se autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dje taksitë nuk do të lejohen të qëndrojnë në oborrin e QKUK’së.

“Qendra Klinike Universitare të Kosovës, njofton publikun se, në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.”

Sipas QKUK’së ky vendim është marrë për ta përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen brenda oborrit.

“Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë.”

“Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.”

 

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj