Telenews

QKUK mbetet pa rrymë, jashtë funksionit sistemi elektronik në ambulancat specialistike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është përballur sot me mungesë të energjisë elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), i cili ka sqaruar se pas ndërprerjes janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot, rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike. Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë u aktivizuan automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment”, ka sqaruar ShSKUK-ja.

Ky institucion theksoi se situata në QKUK është nën kontroll dhe se të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht.

“Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik”, përfundon njoftimi.

Të ngajshme

Incident në Podujevë, dyshohet për gjuajtje me armë zjarri

Valjeta Turkaj

Kurti dyshon s’e do ta bëjë qeverinë të dielën: Nuk është kollaj, është helmu atmosfera – ka shumë xhelozi e inat

Valjeta Turkaj

Moska thotë se s’ka plane për takimin Lavrov-Rubio para samitit mes liderëve shtetërorë në Budapest

Valjeta Turkaj