Dita e sotme nuk ka filluar aspak mirë për të gjithë shoferët. Mëngjesin e sotëm çmimi i derivateve në vend është rritur jashtëzakonisht shumë.
Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Naftëtarëve është thënë gjithmonë se çmimi i derivateve në vend përcaktohet në bazë të Berzës dhe OPEC, por pavarësisht uljes së çmimit nga këto të dyja tek ne qytetarët janë duke u furnizuar me çmime ekstreme.
Lidhur me mosuljen e këtyre çmimeve kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve nuk ka dashur të përgjigjet një ditë më herët kur është pyetur se pse nuk po bëhet ulja e çmimit si në të gjitha vendet e tjera.
Ngritja tejet e lartë e çmimit të derivateve nisi pikërisht kur Rusia filloi sulmet ndaj Ukrainës.
Me të vazhduar këto sulme, çmimet veçse rriteshin edhe më tepër.
E tani kur situata ka filluar të qetësohet në Ukrainë, qytetarëve u duhet të paguajnë sërish me çmime tejet të larta për litër.
Ndryshe para dy ditëve çmimi në litër për Dizell ishte 1.55 cent kurse për Benzinë 1.30 cent deri në 1.32.