Telenews

Qyteti i Mitrovicës mbetet pa rrymë, qytetarët ankohen se nuk u paralajmëruan nga KEDS

 

 

Tërë qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike që nga ora 12:00.

Qytetraë të shumtë mitrovicas kanë raportuar në redaksinë e Insajderit se energjia elektrike u ndërpre pa paralajmërim në tërë qendrën e qytetit.

Në njoftimin e djeshëm të KEDS u tha që rryma do ndërpritet për shkak të punimeve nga pala e tretë, por, nuk u njoftua se rryma do ndalet në tërë qytetin.

Njoftimi i plotë:

Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Ibër-Lepenci (kodi: 70000012) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Vendet: rruga te Shkolla Migjeni, një pjesë e rr. Hoxhë Hasan Tahsini, një pjesë e rr. Elmaz Peci, një pjesë e rr. Ulqini, Zhabari dhe një pjesë e Shipolit.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV, sipas zgjidhjes teknike.

Të ngajshme

MPB apelon shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të mjegullës

Valjeta Turkaj

Sot ndodh solstici i dimrit: dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Valjeta Turkaj

Zjarri dëmton QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Valjeta Turkaj