Telenews

Qyteti lindor ukrainas mund ta vendosë fatin e Lindjes së Ukrainës

Zelensky: Lufta për Severodonetsk mund ta vendosë fatin e Lindjes së Ukrainës
Lufta por qytetin e Severodonetsk mund të vendosë për rezultatin e luftës në Lindjen e Ukrainës, ka thënë presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky.
“Në shumë aspekte, fati i Donbasit po vendoset atje”, ka thënë lideri ukrainas.
Ka treguar që trupat ukrainase janë duke iu shkaktuar dëme forcave ruse.
Megjithatë, beteja po vazhdon për qytetin kyç lindor, raporton BBC.
Sipas raportimeve, forcat ukrainase janë duke e kontrolluar periferinë e qytetit, teksa luftimet vazhdojnë.
Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania po e furnizojnë Ukrainën me armë të avancuara.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj